
Aktorja Eliona Pitarka ka rrëfyer vështirësitë me të cilat është hasur nënisje të karrierës së saj.
Ajo ka treguar se për të shkuar në punë duhet të merrte dy autobusë dhe në disa raste nuk kishte para as të paguante biletën e urbanit.
“Duke qenë se më ndjekin jo vetëm nëna por edhe vajza të reja në rrjete sociale dua të tregoj se jo çdo gjë vjen me një kërcitje gishtash. Duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë fort për të arritur gjërat. Kur kam nisur unë isha në provë në programin në të cilin punoja, pa pagesë. Më është dashur të shkoj dy muaj në prove”, ka treguar aktorja.
“Nuk kisha të ardhura, ishte sakrificë të merrja dy autobusë, ka pasur raste që një stacion e paguaja, tjetrin e bëja në këmbë se nuk kisha para për biletën e dytë, se e kisha goxha larg. Por nuk e thoja në asnjë moment këtë, thjesht doja që të fokusohesha që t’i bindja ata që unë vleja, sepse më dukeshin vogëlsira, pavarësisht se ishin sakrifica”, ka vijuar më tej ajo.
Aktorja ka treguar se si shpesh herë paragjykohej nëse bënte rolet e vajzës provokuese.
“Jam paragjykuar, duke thënë që pas kësaj mund të shihet një partner i cili i mundëson çdo gjë që e mban me para dhe askush nuk e dinte këtë që sapo thashë. Është hera e parë që unë po e them këtë gjë”, tha Eliona në një intervistë për Top Channel.
Lini një Përgjigje