TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 22:50

Zgjedhjet, nis festa pranë selisë së Vetëvendosjes

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet, nis festa pranë selisë së Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur festën para zyrave të saj në Prishtinë, ku janë mbledhur disa simpatizantë.

Aty shihen qytetarë që po hedhin fishekzjarrë.

Ndërkohë, zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, tha se do të presin deri në numërimin final të votave “në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores”.

Ai ka shkruar në Facebook se numërimi po vazhdon.

“Të dashur qytetarë, numërimi po vazhdon dhe duhet të presim deri në numërimin e fundit, në mënyrë që të dimë rezultatin e fitores sonë”, ka thënë ai.

Lini një Përgjigje