TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Shkurt 2025, 21:42

Kaos me zgjedhjet në Kosovë, bie faqja e KQZ-së; terr informativ mbi rezultatet e numërimit

Shkruar nga Pamfleti

Kaos me zgjedhjet në Kosovë, bie faqja e KQZ-së; terr informativ

Interesi i madh për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë ka bllokuar serverin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Prej më shumë se një ore, ka pasur probleme me nxjerrjen e rezultateve të votimit, teksa duket se pak më parë serveri është fikur, duke dalë jashtë loje.

Të dhënat më të fundit janë për numërimin e 599 kutive, ku VV udhëheq bindshëm. Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë se si ka ecur numërimi, i cili është drejt fundit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka reaguar pas problemeve me serverin e saj. Ajo njoftoi se po përballet me probleme teknike në platformën ku publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Ju njoftoj se KQZ është duke mbledhur të dhënat pas numërimit të fletëvotimeve nga vendvotimet. Janë evidente probleme teknike në platformë. Të dhënat janë duke u mbledhur nga terreni dhe më pas do të publikohen nga KQZ. Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve për t’u qasur në platformën e rezultateve, është shkaktuar mbingarkesë në sistem”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi.

Ai ka shtuar se ekipet po punojnë në terren dhe po dërgojnë të dhëna të cilat po bëjmë përpjekje që t’i transmetojmë në kohë sa më të shpejtë.

Kaos me zgjedhjet në Kosovë, bie faqja e KQZ-së; terr informativ

Lini një Përgjigje