
Diplomati Arben Çejku duke komentuar zgjedhjet në Kosovë tha se Albin Kurti nuk po lufton domosdoshmërish për të qenë kryeministër.
I ftuar në Euronews Albania, Çejku tha se Kurti mbase do dojë të “hedh pataten e nxehtë” te opozita, e të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme.
“Zoti Kurti, mendoj se është i kënaqur me këtë rezultat për të pritur një moment tjetër, për tu hedhur në një fushatë tjetër duke përfshirë edhe presidentin e ardhshëm. Nuk besoj se zoti Kurti po lufton domosdo që të jetë kryeministër. Ai natyrisht do bëj përpjekjen e tij, por pastaj mund të hedhë pataten e nxehtë te opozita, e cila me këtë përqindje që ka do ketë përplasjet e veta. Mund të ketë përplasje të brendshme brenda LDK-së për lidershipin”, tha Arben Çejku.
Lini një Përgjigje