
Pas rënies së serverit, KQZ ka publikuar të dhënat më të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat më të fundit të numërimit të votave.
Pas numërimit të më shumë se 73 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 41.99 për qind të votave. PDK ka 22.6 për qind, LDK me 17.9, AAK ka 7.5 për qind të votave. Pra duket se VV në fund të këtyre zgjedhjeve kuotohet te 40-42 për qind, duke marrë parasysh se do pritet dhe rezultati i votës së diasporës.

22.10- Numërohen gjysma e votave, ja rezultatet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e reja mbi numërimin e votave. Pas një bllokimi preja afro një ore, kanë dalë të dhënat nga numërimi i afro 50 për qind të votave.

Nga të dhënat deri më tani, Vetëvendosje ka marrë 37.5 për qind të votave. PDK ka marrë 29.8 për qind. LDK ka marrë 16.29 për qind. AAK 7.92 për qind. Më herët VV ishte 55 përqind.
21.42- Kaos me zgjedhjet në Kosovë, bie faqja e KQZ-së
Interesi i madh për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë ka bllokuar serverin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Prej më shumë se një ore, ka pasur probleme me nxjerrjen e rezultateve të votimit, teksa duket se pak më parë serveri është fikur, duke dalë jashtë loje.
Të dhënat më të fundit janë për numërimin e 599 kutive, ku VV udhëheq bindshëm. Ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë se si ka ecur numërimi, i cili është drejt fundit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka reaguar pas problemeve me serverin e saj. Ajo njoftoi se po përballet me probleme teknike në platformën ku publikohen rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.
21.02- Numërohet çereku i kutive të votimit, Vetëvendosje thellon bindshëm diferencën
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave. Sipas të dhënave më te fundit, janë numëruar 599 nga 2,533 kuti votimi, ose afro 24 për qind e tyre. Nga këto të dhëna, Vetëvendosje ka thelluar bindshëm diferencën duke marrë 55 për qind të votave. Pas saj vjen PDK me 25.3 për qind të votave. Më pas LDK me 8.9 dhe në fund AAK me 5 për qind.

20.35 Dalin rezultatet e para, udhëheq Lëvizja Vetëvendosje
Ka nisur procesi i numërimit në Kosovë, teksa KQZ-ja ka nisur paraqitjen live të rezultateve të kutive të para të numëruar deri më tani. Sipas raportimeve, janë numëruar 5.29 për qind e votave.
Nga projeksionet e deri tanishme, asnjëra nga partitë kryesore nuk arrin dot që të formojë qeverinë e vetme, nëse rezultatet nuk ndryshojnë në vijim.
Vetëvendosja e kryeministrit Albin Kurti nëse do të mbajë premtimin e dhënë, se nuk do të pranojë koalicion pas zgjedhorë, ajo do të kalojë në opozitë gjithmonë në opozita arrin dakordësinë për të qeverisur e bashkuar.

Lini një Përgjigje