Naim Murseli, ish-këshilltari i Behgjet Pacollit dhe bashkëshorti i Liridona Murselit, është porositësi për vrasjen e saj.
Ai ka paguar 30 mijë euro një bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen, dy netë më parë.
Naim Murseli në Kosovë si ish-këshilltar i Behgjet Pacollit dhe pjesë e stafit të kreut të Aleancës Kosova e Re. Murseli në Facebook ka reklamuar vazhdimishit jetesën luksoze që ka bërë në Suedi dhe Kosovë, por edhe në udhëtime të ndryshme bashkë me Pacollin.
Por në profilin e tij në Facebook, Murseli për shkak edhe të angazhimit pranë njeriut më të pasur të Kosovës, ka hedhur foto me personalitete nga më të ndryshme politike dhe spektakli.
Murseli ka publikuar fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si dhe me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Por po ashtu nuk mungojnë dhe fotot me këngëtaret shqiptare me famë botërore si Dua Lipa apo Rita Ora.
Ndërkohë janë zbardhur edhe dëshmitë e para të autorëve të dyshuar për vrasjen e Liridonës.
“Naimi më pagoi për të vrarë gruan e tij”, është shprehur në gjykatë bashkëpunëtori në vrasjen e Liridona Murselit.
Sipas mediave kosovare, Grani Plava ka deklaruar në polici se ka marrë 30 mijë euro për të kryer aktin e vrasjes.
Ndërkohë, vetë Murseli që u vu në pranga, nuk është deklaruar për ngjarjen. Krimin e bën më të rëndë fakti se ndodhi në prani të fëmijëve të çiftit.
Megjithatë, priten hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes, që fillimisht u raportua si grabitje.
33-vjeçarja u gjet nga policia brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës.
Ish-Presidenti Behgjet Pacolli, për të cilin Naim Mursoli ka punuar si këshilltar, është shprehur i tronditur për vrasjes e nënës së dy fëmijëve. Ai kërkon dënim maksimal për autorët.
Lini një Përgjigje