
Vrasja e Liridonë Murselit në Kosovë ka marrë një kthesë të befasishme i denjë për një skenar filmi!
Dhe skenari në fakt ka një ngjashmëri të frikshme me rastin e pilotit grek Babis Anagnostopoulos që vrau gruan e tij, 20-vjeçaren britanike Caroline Crouch para vajzës së tyre 11-muajshe në maj 2021, në Greqi.

Caroline u mbyt me një jastëk në shtëpinë e tyre në Athinë, me Anagnostopoulos që organizoi një grabitje dhe madje vari qenin e çiftit Roxy në një përpjekje për të mbuluar gjurmët e tij. Ai u arrestua një muaj më vonë pas shërbesës së fundit të gruas së tij.
Të tillë skenar ka vënë në zbatim edhe Naim Murseli për vrasjen e gruas së tij Liridonës.
33-vjeçarja mbeti e vrarë mbrëmjen e së mërkurës në Prishtinë teksa po udhëtonte me makinë me bashkëshortin e saj Naim Murseli dhe dy fëmijët e tyre të vegjël.
Një person u doli para dhe u kërkoi që t’i jepnin sendet me vlerë dhe në rrethana të paqarta, teksa Naim Murseli mori dy fëmijët dhe doli nga makina, bashkëshortja e tij 30-vjeçare u qëllua për vdekje
Shumë shpejt nëpër rrjetet sociale, por edhe mediat në Kosovë, ekspertë të fushës hodhën dyshimet se vrasja mund të ishte e inskenuar.
Dyshimet kryesore ranë mbi bashkëshortin e viktimës. E pa u bërë ende 48 orë nga ngjarja e rëndë, policia në Kosovë vuri në pranga dy persona, një prej të cilëve pikërisht bashkëshortin e saj Naim Murseli.
Ndërsa i arrestuari tjetër është Granit Plava, “grabitësi” i cili qëlloi mbi të renë.
Autori ka deklaruar se u pagua nga Naim Murseli për ta privuar nga jeta Liridonën, shkruajnë mediat në Kosovë, duke shtuar se 33-vjeçari Naim Murseli dyshohet se e pagoi 30 mijë euro bashkëfshatarin e tij për të kryer vrasjen.
Policia ka mundur të sigurojë pamjet kur dy autorët e dyshuar takohen para krimit. Edhe komunikimi i fundit në telefon i Murselit rezulton të jetë pikërisht me personin e pajtuar prej tij.
Gjatë orëve të mbrëmjes, Naim Murseli pranoi që ka porositur vrasjen.
Ai i ka dhënë 15 mijë Euro ia ka dhënë Plavës para vrasjes dhe pjesën tjetër, po 15 mijë Euro, do t’ia jepte pas ekzekutimit të Liridonës.
Gjatë orëve të mbrëmjes, në pranga ra edhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kokalla është nipi i Naim Murselit. Momentalisht nuk është e qartë cili është roli i tij në këtë ngjarje të rëndë, megjithatë ai dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
Ngjarja që ka tronditur Kosovën, por jo vetëm është një paralele e pastër me rastin “Babis Anagnostopoulos”.
Por teksa në rastin e pilotit grek hetuesve iu desh një muaj për të zbuluar të vërtetën, në rastin e Murselit “shfaqja” zgjati vetëm 24 orë.
Megjithatë, gjatë kësaj kohe Naim Murselit iu desh që ta luante rolin dhe këtë të premte të shfaqej para kamerave, teksa përcillte për në banesën e fundit nënën e dy fëmijëve të tij.
Si Naimi, kështu kishte vepruar edhe Babis Anagnostopoulos i cili shfaqej për mediat madje edhe duke përqafuar ish vjehrrën e tij.

Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi që tronditi mbarë opinionin publik, por mësohet se çifti kishin 12 vite të martuar.
Vetë Liridona në profilin e saj në Instagram, shkruante: “Familja është gjithçka”.
Lini një Përgjigje