
Sot i është dhënë lamtumira e fundit Liridona Murselit në fshatin Cërmanjë të Gjakovës, që është fshati ku banon familja e bashkëshortit, Naimit.
Bashkëshorti i saj Naim Murseli ka pranuar se ka porosituar vrasjen e Liridonës duke paguar Granit Plavën për një shumë prej 30 mijë eurosh.
Pas ngjarjeve të fundit familja Ademaj, që është familja e Liridonës, kërkon zhvarrosjen e vajzës së tyre në mënyrë që ta varrosin në fshatin e tyre.
Deri më tani janë arrestuar tre persona në lidhje me këtë ngjarje: Naim Murseli (bashkëshorti i Liridonës), Granit Plava (dorasi), si dhe Kushtrim Kokalla (bashkëpunëtor).
Pjesëtari i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla, është nipi i Naim Murselit, bashkëshortit të viktimës. I dyshuari gjithashtu, pohohet të jetë vëlla i një prej policëve të Njësisë Speciale.
Lini një Përgjigje