Naim Murseli ka pranuar se ka porositur vrasjen e gruas së tij.
Sipas “Paparaci”, Naim Murseli, ish-këshilltari i ish-presidentit Pacolli, ka pranuar se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridon Murseli.
Ai ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e Liridona Murselit.
Më herët, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit si të përfshirë në kryerjen e vrasjes së gruas së tij, Liridona Murseli. Bashkë me Murselin u arrestua edhe bashkëfshatari Granit Plava. Sipas njoftimit të prokurorisë, u sekuestrua edhe arma e krimit.
Liridona Murseli u vra mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë. Murseli kamufloi ngjarjen si grabitje.
Policia arriti të binte në gjurmët e autorit, i idetifikuar si Granit Plava dhe pas marrjes në pyetje, ai ka rrëfyer se është paguar 30 mijë euro nga Naim Murseli për të kryer vrasjen. Ndërkohë ata rezultojnë bashkëfshtarë.
Në vendngjarje, brenda në automjet prezent ishte edhe Naim Murseli. Ai rrëfeu para policisë së ngjarja kishte nisur si grabitje dhe përfundoi me vrasjen e bashkëshortes së tij.
Bashkë me çiftin në automjet ishin edhe dy fëmijët e tyre, të cilët u larguan nga vetura bashkë me babanë e tyre, teksa panë se nëna e tyre u vra nga arma e zjarrit.
Lini një Përgjigje