TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2023, 21:03

Vrasja e Liridona Murselit, flet prokurorja e çështjes: Do kërkojmë burg për bashkëshortin e saj

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Liridona Murselit, flet prokurorja e çështjes: Do

Prokuroria e Shtetit do të kërkojnë 30 ditë paraburgim për dy personat që dyshohen për vrasjen e Liridona Murselit dy ditë më parë, ku të arrestuar janë Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës dhe vrasësi.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale Prokurorja e rastit, Besa Limani, e cila ka thënë se ende nuk është caktuar se kur do të mbahet seanca.

“Unë jam Prokurorja e rastit, po do të kërkojmë 30 ditë paraburgim, ende nuk e dimë se kur do të mbahet seanca, dhe ajo do të mbahet sipas ligjeve dhe afateve të parapara që janë në procedurë penale. Nuk e di saktë, sepse ende jemi në fillim dhe këta janë të ndaluar për momentin”, ka bërë të ditur Limani për Nacionalen.

 

Lini një Përgjigje