TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2023, 20:31

“Liridona e ka kuptuar se burri i saj po e vret”, flet psikologia: Naim Murseli vrasës gjakftohtë, ka planifikuar gjithçka

Shkruar nga Pamfleti

“Liridona e ka kuptuar se burri i saj po e vret”, flet psikologia:

Psikologia Rreze Abdullahu në një postim të saj në Facebook ka reaguar për vrasjen e Liridona Murselit. Për këtë vrasje, është arrestuar bashkëshorti i Liridonës, Naimi.

Psikologia Abdullahu thotë se, ai vrasjen e ka kryer me vetëdije dhe planifikim të plotë.

Naim Murseli nuk e ka vrare gruan pse ka probleme mendore; nuk e ka vrarë gruan në afekt; ai e ka vrare me vetëdije dhe planifikim të plotë, pra ai nuk ka probleme të shëndetit mendor, por ai është kriminel gjakftohte!

Kthehemi tek ajo se vrasja e grave ushqehet dhe mirëmbahet nga kultura dhe tradita jone patriarkale. E lexuat deklaratën e babait të tij disa orë më herët? E shihni se familjet shqiptare janë përkrahës, nxitës dhe mirëmbajtës te dhunës dhe vrasjes ndaj grave!

Nuk mund ta nxjerre nga mendja tmerrin që mund ta ketë përjetuar Liridona kur e ka kuptuar se burri i saj po e vret. Madje në prani te dy fëmijëve te tyre! E frikshme dhe e dhimbshme derisa nuk shprehet!”, shkruan ajo.

 

Lini një Përgjigje