TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2023, 18:56

“Bashkëshorti u përpoq të fshihte ngjarjen”, ministrja kosovare e Drejtësisë: Vrasësit e Liridonës do të marrin ndëshkimin që ju takon!

Shkruar nga Pamfleti

“Bashkëshorti u përpoq të fshihte ngjarjen”,
Vrasja e Liridona Murselit në Prishtinë, ka marrë një tjetër rrjedhë dhe Policia ka arrestuar dy të dyshuar, midis tyre edhe bashkëshortin e saj, këshilltarin e ish-presidentit Behgjet Pacolli, Naim Murselin.

Lidhur me këtë rast që ka tronditur opinionin publik në mbarë Kosovën, ka reaguar ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu e cila ka konfirmuar përfshirjen e bashkëshortit të viktimës në këtë krim makabër.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook” ajo shkruan se ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, teksa garantoi se kriminelët do të përballen me drejtësinë.

Me punë intensive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë.

Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili sipas dyshimeve ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

Vlerësoj lartë angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpiejnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”, thuhet në reagimin e ministres.

vrasja kosovë

Lini një Përgjigje