
Sipas informacioneve Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës ditën e sotme së bashku me një person tjetër.
Ka marrë një tjetër rrjedhë ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në Kosovë ku gjatë një tentative për grabitje, mbeti e vrarë Liridona Murseli.
Pas akt ekspertimeve dhe hetimeve nga polica një pistë e re ka dalë në skenë, ajo e planifikimit ose e përfshirjes në vrasjes të bashkëshortit të viktimës, Naim Murseli.
Sipas informacioneve Naim Murseli është arrestuar nga Policia e Kosovës ditën e sotme së bashku me një person tjetër.
Kujtojmë se mbrëmjen e 29 nëntorit, Liridona Murseli bashkëshortja 33-vjeçare e Naim Murselit, ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit mbeti e vrarë pas asaj që fillimisht u hetua si një grabitje.
Kjo pasi kështu rrëfeu atë mbrëmje, Naim Murselit para policisë, i cili ishte me bashkëshorten në makinë.
Ai u tha hetuesve se ndodhej bashkë me gruan dhe fëmijët në veturë, kur papritmas u zunë pritë me një tjetër automjet disa grabitës, të cilët i plaçkitën. Murseli u ka thënë hetuesve se grabitësit fillimisht u kanë kërkuar gjërat me vlerë, duke marrë paratë dhe telefonat.
Më tej Murselin ka deklaruar se ka mundur t’i largojë fëmijët nga makina, por aty mbeti bashkëshortja e tij, e cila fatkeqësisht u vra me armë zjarri. Dëshmia e tij ka nxitur dyshime të forta se dhe ai mund të ketë qenë i përfshirë në vrasjen e bashkëshortes, Megjithatë përfundimi i hetimeve do të nxjerrë të vërtetën e plotë.
“Raportohet se viktima femër kosovare, derisa ka qenë me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre me veturë, një person i panjohur i armatosur i ka ndaluar dhe ua ka kërkuar të gjitha gjërat me vlerë dhe është qëlluar me armë zjarri për vdekje. Lidhur me rastin është intervistuar bashkëshorti i saj, dëshmitari mashkull kosovar i cili kishte arritur të largohet nga vetura me dy fëmijët e tyre. Njësit relevante policore, prokurori dhe ndihma e shpejtë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Pamfleti
Lini një Përgjigje