TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2023, 18:39

Ish-këshilltari i tij pagoi 30 mijë euro për t'i vrarë gruan, reagon Pacolli: Jam i shokuar, autori të marrë dënim maksimal

Shkruar nga Pamfleti
Ish-këshilltari i tij pagoi 30 mijë euro për t'i vrarë

Ish-Presidenti dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar pas detajeve të reja nga vrasja makabre e gruas së ish-këshilltarit të tij, Liridona Murseli.

Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, bashkë me të dyshuarin për vrasjen e saj janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi mësohet se Murseli ka paguar 30 mijë euro që një i njohur t’i vriste bashkëshorten, duke e kamufluar më pas ngjarjen si grabitje.

Pacolli shkruan se është i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja mizore e Liridonës, të cilën thekson se e ka njohur edhe personalisht.

Ndërsa përgëzon Policinë për punën profesionale për zbulimin e rastit, ai thotë se “kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër duhet të dalë para drejtësisë dhe të marrë dënimin maksimal.

“Sot, fëmijët dhe familja kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

I përgëzoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër (akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

E pabesueshme dhe e trishtueshme.

Jam ende i shokuar!”, shkruan Pacolli.

pacolli reagim

Lini një Përgjigje