TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Dhjetor 2023, 18:28

Të tjera detaje tronditëse nga krimi në Kosovë/ Zbulohet emri i autorit, u pagua 30 mijë euro nga ish-këshilltari i Pacollit për t’i vrarë gruan

Shkruar nga Pamfleti
Të tjera detaje tronditëse nga krimi në Kosovë/ Zbulohet
Granit Plava

Pas arrestimit nga policia e Kosovës, në lidhje me vrasjen e Liridona Murselit, Granit Plava përveç rrëfimit se vrasja u porosit nga bashkëshorti i viktimës, ka treguar edhe shifrën që u pagua për të kryer krimin.

Sipas burimeve të Express, personi i dytë i arrestuar i cili edhe ka pranuar veprën, ka deklaruar se Naim Murseli ia ka dhënë 30 mijë euro për ta kryer aktin e vrasjes. Policia e Kosovës arrestoi edhe bashkëshortin e 33-vjeçares si të implikuar në vrasje.

Ata janë të dyshuar për vrasje në bashkëpunim dhe inskenim i grabitjes. Liridona Murseli është vrarë me armë zjarri në orët e para të mbrëmjes së 29 nëntorit derisa kishte qenë në makinë bashkë me burrin e saj dhe dy fëmijët. Sipas versionit fillestar të burrit të saj, atyre u ishte bërë pritë nga grabitësit.

prishtinë 30 mijë euro

Lini një Përgjigje