
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në Twitter, Von der Leyen shkruan se i ka theksuar nevojën urgjente për shtensionimin e situatës në veri dhe kthim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Ajo ka paralajmëruar se më vonë do të zhvillojë një bisedë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç.
“Fola me kryeministrin Albin Kurti këtë mëngjes. E theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Do të flas me Presidentin Vuçiç sot më vonë”, ka shkruar von der Leyen në Twitter.
Spoke to PM @albinkurti this morning.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023
I stressed urgent need for deescalation and return to EU facilitated dialogue on normalisation of relations with Serbia.
I will speak to President Vucic later today.
Ursula von der Leyen ka takuar sot edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës që ky i fundit po bën në Bruksel.
Lini një Përgjigje