TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Qershor 2023, 12:05

"Vuçiç mori urdhra të prerë nga SHBA", avokati tregon si u liruan 3 policët e Kosovës

Shkruar nga Pamfleti

"Vuçiç mori urdhra të prerë nga SHBA", avokati

Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të arrestuar nga autoritetet serbe më 14 qershor në Veri janë liruar ditën e djeshme.

Avokati Skënder Musa tha në një intervistë për Euronews Albania se ky vendin ka ardhur pasi Serbia zbatoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk kemi pasur të bëjmë fare me një veprim apo një vendim ligjor apo juridik, por me një presion të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare e në mënyrë të veçantë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh avokati.

Sipas autoriteteve serbe, policët dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënimin deri në 12 vjet burg.

vucic shba 3 policet kosove

Lini një Përgjigje