TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Qershor 2023, 11:14

Sulmi në Mitrovicën e Veriut, Ministria e Brendshme akuza Serbisë: Po tenton të përshkallëzojë situatën!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi në Mitrovicën e Veriut, Ministria e Brendshme akuza

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka reaguar pas sulmeve që kanë ndodhur mbrëmë në komunën e Mitrovicës së Veriut, duke thënë se këto janë tentativa të Serbisë për të përshkallëzuar situatën në veri.

MPB në reagim thotë se ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore. Më tej, MPB shton se nga ky akt kriminal dy vetura janë dëmtuar.

Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve”, vijon reagimi.

Më tej, Ministria thekson se, sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.
Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet mes tjerash në reagim.

Policia sot konfirmoi se të hënën në orët e vona të mbrëmjes nga persona të dyshuar është sulmuar me mjet shpërthyes komuna në Veri të Mitrovicës.

Tensione në veri ka pasur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë kanë marrë detyrën, serbët lokalë kanë kundërshtuar ata duke tentuar të futen dhunshëm në objektet komunale. Serbët kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave.

sulmi në mitrovicën e veriut

Lini një Përgjigje