TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Qershor 2023, 08:03

Dy shpërthime gjatë mesnatës në veri të Kosovës, policia shton masat e sigurisë në lagjen e boshnjakëve

Shkruar nga Pamfleti

Dy shpërthime gjatë mesnatës në veri të Kosovës,

Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimeve janë dëmtuar dy makina të parkuara, pranë komunës së Mitrovicës së veriut ndërsa ende nuk ka gjurmë lidhur me personat përgjegjës.

Policia ndërkohë ka bllokuar lagjen e boshnjakëve dhe po kryen hetimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes.

Kujtojmë se shpërthimet vijnë pas lirimit të tre policëve të Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ndërsa zyrtarët serbë theksuan që do të luftojnë për lirimin e të arrestuarve serbë në Kosovë të cilët sipas tyre janë vënë në pranga pa asnjë provë gjyqësore, pavarësisht se disa prej të arrestuarve njihen për krimet e kryera në veri të vendit dhe sulmet ndaj KFOR-it në datë 29 maj.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç pati një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken të cilit i bëri me dije se do të këmbëngulte për lirimin e serbëve të arrestuar nga policia dhe për zgjedhje të reja në veri të Kosovës.

Ndërsa përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell bëri me dije se Bashkimi Europian është i gatshëm të ndërmarrë hapa ndëshkuesve ndaj palëve nëse nuk do të shtensionohet situata në veri të vendit.

Lini një Përgjigje