TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Qershor 2023, 17:43

"Të lirohen serbët e arrestuar", Vuçiç telefonatë me Blinken: Dorëheqja e katër kryetarëve të komunave, çelsi për uljen e tensioneve në Veri

Shkruar nga Pamfleti

"Të lirohen serbët e arrestuar", Vuçiç

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. 

Mësohet se diplomati amerikan ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin evropian për shtensionim.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç tha se gjatë bisedës me Blinken, ai ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.

“I thash [sekretarit Blinken] se Serbia sillet seriozisht dhe në mënyrë të përgjegjshme, por njësitë speciale të Policisë së Kosovës po arrestojnë çdo ditë pjesëtarët e komunitetit serb në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe kërkova lirimin e të gjithë serbëve të arrestuar”, tha Vuçiç.

Siç raportohet, Vuçiç gjatë bisedës me Blinkenin ka theksuar se dorëheqja e katër kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës dhe tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesat komunale “janë të një rëndësie kyçe për të ulur tensionet”.

Kjo bisedë telefonike mes Vuçiqit dhe Blinkenit vjen në mes të përpjekjeve diplomatike nga komuniteti ndërkombëtar për të ulur tensionet në veri të Kosovës.

 

vucic blinken tensione veri

Lini një Përgjigje