TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Qershor 2023, 11:49

Lirimi i 3 policëve, ish-kryeministri i Kosovës: Falenderojmë Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti

Lirimi i 3 policëve, ish-kryeministri i Kosovës: Falenderojmë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas lirimit të 3 policëve kosovarë, të arrestuar prej 12 ditësh në Serbi, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë.

Hoti falënderon miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin e tyre dhe veçanërisht Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordimin e saj me aleatët e Kosovës.

“Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë. Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë.

Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, shkruan Hoti në Facebook.

Tre policët që u rrëmbyen në veri u liruan ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë.

avdullah hoti lirim police kosove

Lini një Përgjigje