TAGS-AT E JAVËS

Kosova26 Qershor 2023, 20:40

Takimi me Kurtin, sekretari i Jashtëm britanik thirrje Kosovës për shtensionimin e situatës në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Kurtin, sekretari i Jashtëm britanik thirrje Kosovës

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme në Londër për të diskutuar në lidhje me situatën në veri të vendit.

Sekretari i Jashtëm theksoi nevojën që qeveria e Kosovës të ndërmarrë hapa de-përshkallëzues për të ulur tensionet, duke ripërsëritur kërkesat që kanë parashkruar aleatët ndërkombëtarë.

Cleverly, theksoi më tej se në mesin e hapave që duhet ekzekutivi kosovar të ndërmarrë janë: të sigurohet që kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës të mund të punojnë nga lokacione alternative, të tërhiqen njësitë speciale policore nga ndërtesat komunale dhe të ndërmerren hapa për zgjedhje të reja dhe gjithëpërfshirëse.

Sekretari i Jashtëm nënvizoi se Serbia dhe Kosova kanë përgjegjësi të veprojnë tani për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për të shmangur çdo veprim apo retorikë të mëtejshme nxitëse. Ai gjithashtu përshëndeti edhe lirimin e tre policëve të Kosovës, të cilët u ndaluan më 14 Qershor nga forcat serbe ndërsa e cilësoi si një hap për të vazhduar përpara me dialogun.

“Mbretëria e Bashkuar ishte vendi i parë që njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2008 dhe mbetet e përkushtuar për të ardhmen e saj si një shtet i pavarur, multietnik në një rajon të qëndrueshëm dhe të begatë. Siç ia kam bërë të qartë kryeministrit Kurti, tensionet e vazhdueshme vënë në rrezik arritjet e arritura me vështirësi në Kosovë gjatë viteve së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe partnerët ndërkombëtarë”, theksoi Cleverly.

kurti sekretari i jashtem britanik kosoves

Lini një Përgjigje