
Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken ka telefonuar sot presidentin serb dhe kryeministrin e Kosovës për t’i dhënë fund tensionit mes tyre. Fillimisht ai telefonoi Vuçiçin, ndërsa në mbrëmje ka pasur një bisedë me Kurtin.
Siç njoftohet, Kurti dhe Blinken folën për gjendjen në katër komunat veriore të Kosovës. Kurti ka thënë se për zgjedhjet e reja duhen të dominojë sundimi i ligjit. Po ashtu Kryeministria njofton se u fol edhe për ekstremistët e dhunshëm që sulmuan ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës e gazetarët.
“U fol për nevojën për zbatim të plotë, të sekuencuar drejt e pa kushte të Marrëveshjes Bazike të Brukselit, si dhe për lirimin e tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia në Leposaviq por pasi që atyre iu ngrit aktakuza e për çfarë Departamenti i Shtetit Amerikan i pari kërkoi lirim të menjëhershëm e pa kushte. Të dy u pajtuan që të mbeten në komunikim të rregullt e të dendur në funksion të paqes e sigurisë në Kosovë e drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në njoftim të Qeverisë.
Lini një Përgjigje