TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Qershor 2023, 09:13

Serbët protestë në Graçanicë, Policia e Kosovës merr masa: Rruga do të bllokohet deri në orën 11:30!

Shkruar nga Pamfleti

Serbët protestë në Graçanicë, Policia e

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bllokohet përkohësisht qarkullimi në rrugën Prishtinë-Gjilan. Kjo për shkak të një proteste të paralajmëruar nga serbët e cila pritet të nisë në orën 11:30. 

“Policia e Kosovës, me qëllim të mbarvajtjes së protestës së paralajmëruar, që do të mbahet sot në Graqanicë, duke filluar nga ora 11:30 e deri në përfundim të protestës, do të ridrejtoj trafikun për automjetet që qarkullojnë nga Prishtina në Gjilan dhe anasjelltas, pasi që rruga kryesore në Graqanicë nuk do të jetë e qarkullueshme për trafik deri në përfundim të protestës”, thuhet në njoftim. 

Për të tretën ditë radhazi, në Graçanicë po protestohet në kundërshtim të arrestimit të Dragisha Milenkoviç, serbi i dyshuar  për krime lufte në Kosovë. Ndaj Milenkoviç, autoritetet e Kosovës kanë siguruar prova se gjatë periudhës së luftës në Kosovë, si gardian i burgut në Prishtinë ai ka ushtruar torturë, dhunë fizike e psikike, ndaj të burgosurve shqiptarë. 

serbët protestë në graçanicë

Lini një Përgjigje