TAGS-AT E JAVËS

Kosova27 Qershor 2023, 11:58

Sulmi në Mitrovicën e Veriut, Albin Kurti thirrje Serbisë: Ndalni nxitjet para se të ketë humbje jete!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmi në Mitrovicën e Veriut, Albin Kurti thirrje Serbisë: Ndalni
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në “Twitter” i ka bërë një thirrje Serbisë pas sulmi të një nate me parë në komunën e Mitrovicës së Veriut.

Kurti i kërkon Serbisë të ndalë menjëherë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete.

Ai shton se si pasojë e sulmit në komunë për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar, por sipas tij, mund të kishte shumë të tillë.

Mbrëmë ndërtesa e komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat që ndodheshin afër. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”, ka shkruar ai.

Gjatë mbrëmjes së djeshme pak para mesnatës, kanë ndodhur dy shpërthime në veri të Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga policia e Kosovës. Bëhet me dije se si pasojë e shpërthimeve janë dëmtuar dy makina të parkuara, pranë komunës së Mitrovicës së veriut ndërsa ende nuk ka gjurmë lidhur me personat përgjegjës.

albin kurti sulmi në mitrovicën e veriut

Lini një Përgjigje