TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 13:55

Tensionet në Kosovë, ministri Sveçla viziton veriun: Sovraniteti është i patjetërsueshëm

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Kosovë, ministri Sveçla viziton veriun:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka vizituar sot komunat veriore të Kosovës.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Sveçla shkruan se vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë.

“Sot në Jasenovik, në pendën e Liqenit të Ujmanit, në Zubq, në Junake e në Urën e Bistricës. Me vajzat dhe djemtë e Policisë së Kosovës që nuk kursejnë asgjë në mbrojtje të sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vendin tonë. Në shoqëri normale demokratike, Republika është e veshur me sovranitet. Sovraniteti është i patjetërsueshëm. Faleminderit”, shkruan ministri Sveçla.

kosove ministri svecla sovranitet

Lini një Përgjigje