TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 13:51

Tensionet në veri, Kurti: Në komunën e Zveçanit janë gjetur foto të Putinit

Shkruar nga Pamfleti
Tensionet në veri, Kurti: Në komunën e Zveçanit janë
Albin Kurti

Kuvendi i Kosovës është shoqëruar me debate për situatën e tensionuar prej disa ditësh në veri, ku serbët kërkojnë dorëheqjen e kryetarëve të rinj shqiptar.

Kryeministri Kurti tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka ndryshuar qëndrim dhe nuk do të zbatojë marrëveshjet e fundit, ndërsa shmanget duke i pohuar ato me një 'po'. 

Presidenti i Serbisë, i ka thëne “po” marrëveshjes me qëllim që mos të nënshkruajë. Tani është penduar që ka thënë “po”. Gjatë bisedimeve që kam në Bruksel dhe jo vetëm, Serbia është në kërkim të një makinerie kohore. Makinë kohore nuk mund të ketë dhe përpara është sekuencimi dhe zbatimi i marrëveshjes pa kushte, dhe në plotësi. Ato marrëveshje e mëparshme i nënshkruante, ndërsa kjo marrëveshje e di se është e mirë për Kosovën dhe nuk do ta nënshkruajë”, tha ai.

Po ashtu kreu i qeverisë së Kosovës tha se në ndërtesat e komunave Policia e Kosova ka gjetur foto të presidentit të Rusisë Vladimir Putini. 

albin kurti #tensionet ne veri

Lini një Përgjigje