TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 11:32

“Në Veri kemi milici fashiste”/ Kurti përmend emrat e organizatorëve kryesorë të protestave

Shkruar nga Pamfleti

“Në Veri kemi milici fashiste”/ Kurti përmend emrat e

Parlamenti i Kosovës është duke mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, kryeministri Albin Kurti ka përmendur ermat e autorëve të maskuar, që sipas tij kanë shkaktuar trazirat e këtyre ditëve në veri të vendit.

“Millorad Jevtiç, shtëpia e tij është shndërruar në bazë të këtyre grupeve. Ata po punojnë në mobilizimin e këtyre strukturave, Nicko Jevtiç nga mbrojtja, Rajko Jevtiç, ish-drejtor i komunës së Leposaviqit. 

Aleksandar Filipoviç, personi kryesor që i drejton ata, më 12 maj ka rrahur një qytetare serbe. Po ashtu Nikolla Agjiç, Danilo Josifoviçin, Liljana Aksentijeviçin, Severna Brigada, Milan Zhvkobiç”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, ka milici fashiste, ndaj duhet mbështetur maksimalisht policia e Kosovës atje.

“Kemi të bëjmë me milici fashiste, për këtë përballë i duhet Qeveria e Kosovës, i duhet Kuvendi i duhet populli. Policia ka nevojë për mbështetje”, u shpreh ai.

kurti protesta milici fashiste

Lini një Përgjigje