TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 10:59

Seanca plenare për tensionet në veri, Kurti: Nuk tërhiqemi, Serbia po shfaq agresion të hapur ndaj nesh!

Shkruar nga Pamfleti
Seanca plenare për tensionet në veri, Kurti: Nuk tërhiqemi,
Albin Kurti në Kuvend

Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar sot seancë plenare për tensionet në veri të Kosovës. Gjatë fjalës në Kuvend, kryeministri Albin Kurti nuk është tërhequr nga fjala e tij se zgjedhjet në veri kanë qenë legjitime.

Ai listoi sipas ditëve të gjithë ngjarjet të situatës në veri, ku tha se serbët ndërhyjnë vetëm në momentin kur kryetarët e zgjedhur donin të vinin në detyrë. Kurti tha se Lista Serbe jo vetëm që nuk ka qenë prezentë në ndërtesa por qëllimi i tyre i vetëm është që Kosova t’i braktisë gjithashtu.

Më tej, kreu i qeverisë së Kosovës, tha se ndërhyrja e policisë ishte e nevojshme për aq kohë sa sulmi ishte i parapërgatitur dhe se kërkonin pretekst.

Zgjedhjet duhet të mbaheshin. Njëherë u shtyn, s’mund të mbylleshin sërish. Unë i kam bërë thirrje serbëve të futeshin në zgjedhje. Escobar deklaroi se SHBA do i njohin rezultatet pavarësisht bojkotit të serbëve. Më 23 prill mbahen zgjedhjet, asnjë incident, organizim i shkëlqyer. Edhe betimet e kryetarëve u kaluan pa incidenteve. Ndërsa në ditën e parë të tyre të punës ata u përballën me incidente, sulmuan KFOR dhe policët e Kosovës.

Nëse ne nuk do kishim vepruar drejt, do të kishim kryetarë të komunave që do të ishin të sulmuar. Sepse ai sulm ishte i parapërgatitur dhe kërkonin pretekst. Ajo nuk ishte hyrje me forcë në ndërtesë, nuk hyn policia me forcë në ndërtesë të tij. As kryetari nuk hyn me forcë, se është zyra e tij.

Me lejoni t’iu njoftoj, Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentit përveçse kur do me marr pagën. Ata i kanë braktisur ndërtesat se e dinë që s’janë të tyret, janë të republikës. Ata nuk i duan, ata thjesht duan që të mos i duam as ne, ndërhyjnë vetëm kur duan të hyjnë kryetarët.”- tha Kurti.

Kurti është shprehur se protestat nuk janë vullneti i popullit serb, por kërcënime dhe presione të vazhduara nga Beogradi. Ai tha se edhe pse Beogradi shitet sikur është duke mbrojtur minoritetin serb, në fakt ata vetëm e kontrollojnë atë dhe e përdorin.

"Ai nuk është vullneti i tyre. Ata nuk protestojnë si lëvizje nga poshtë lart, ajo është qartësisht lëvizje nga lart. Nuk i mbyll dot sytë kur fashistët na cenojnë kushtetuan. Ne duhet t’i ndihmojmë serbët.”- tha Kurti.

tensionet ne veri albin kurti

Lini një Përgjigje