TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 10:31

Takimi me Rishi Sunak, Osmani: Mirënjohëse për mbështetjen e Britanisë, të përkushtuar për paqen dhe sigurinë në vend

Shkruar nga Pamfleti

Takimi me Rishi Sunak, Osmani: Mirënjohëse për mbështetjen e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak në Samitin e liderëve europianë në Moldavi.

Në një postim në Twitter, Osmani shkruan se në fokus të këtij takimi ishin zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin e fortë mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

“Së bashku me kryeministrin Rishi Sunak diskutuam zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimin tonë të fortë me Britaninë e Madhe. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të vazhduar përpjekjet tona të përbashkëta për paqen dhe sigurinë afatgjate”, shkruan presidentja Osmani.

 

osmani rishi sunak britani

Lini një Përgjigje