TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 09:10

Takimi i Osmanit me Rishi Sunak, deputetja britanike: Si miq të Kosovës duhet të vazhdojmë rolin tonë paqeruajtës

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Osmanit me Rishi Sunak, deputetja britanike: Si miq të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kryeministrin britanik, Rishi Sunak në Komunitetin Politik Evropian.

Lajmi u bë i ditur nga deputetja britanike dhe njëkohësisht kryetarja e komisionit për politikë të jashtme e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Me anë të një postimi në Twitter, Kearns shkruan se Britania e Madhe ishte një nga vendet e para që njohën pavarësinë e Kosovës. Ajo shtoi gjithashtu se Britania duhet të vazhdojë të jetë shtet paqeruajtës në të gjitha forumet.

“E kënaqur të shikojë Rishi Sunak dhe presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani t’i takoj në Komunitetin Politik Evropian. Ne ishim një nga vendet e para që njohëm pavarësinë e Kosovës dhe si mik i Kosovës duhet të përqafojmë rolin tonë të vazhdueshëm si paqeruajtës në të gjitha forumet”, shkruan Kearns.

rishi sunak osmani deputetja britanike

Lini një Përgjigje