TAGS-AT E JAVËS

Kosova 1 Qershor 2023, 22:20

Borrell del me 3 kërkesa për krizën në Veri dhe kërcënon Kurtin e Vuçiçin: Nëse nuk pranoni, do të përballeni me pasoja

Shkruar nga Pamfleti
Borrell del me 3 kërkesa për krizën në Veri dhe
Foto nga takimi i sotëm Osmani-Vuçiç në Moldavi

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell ka lëshuar një ultimatum ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç për zgjidhjen e konfliktit në veri.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, Borrel ka renditur tre kushte të cilat duhet të zbatohen urgjentisht nga të dyja palët. BE kërkon që të mbahen zgjedhjet të reja në 4 komunat veriore sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gjithashtu kërkon që të garantohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në zgjedhje dhe pas përfundimit të këtyre dy kushteve të nisë zbatimi i Asociacionit. Në rast se dy vendet dështojnë të përmbushin kërkesat, BE ka paralajmëruar pasoja të rënda për të dyja palët.

Kemi 3 kërkesa të qarta: 1- Zgjedhjet të reja lokale tani. 2- Sigurimi i pjesëmarrjes së serbëve të Kosovës në zgjedhje. 3- Fillimi i punës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Refuzimi i kërkesave do të ketë pasoja të rënda për marrëdhëniet tona”, u shpreh Borrell.

Kërkesat e Borrellit erdhën pas takimit të Osmanit me presidentin e Francës, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ku i pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ishte presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili tha fillimisht se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgjedhje.

Po ashtu Osmani konfirmoi takimin me Vuçiçin. Osmani tha se gjatë takimit ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Presidentja theksoi se edhe njëherë u dëshmua se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe.

Në fund të takimit me Macron dhe Scholz, ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta, ku edhe njëherë u dëshmua se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë”, u shpreh ajo./Pamfleti

 

kurti vuçiç borrell

Lini një Përgjigje