TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 08:14

Vijojnë protestat në veri, ndërkombëtarët rrisin presionin diplomatik mbi Kosovën

Shkruar nga Pamfleti
Vijojnë protestat në veri, ndërkombëtarët rrisin
Protestat në veri të Kosovës

Protestat kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës vijojnë edhe sot, duke bërë që tensionet të futen në ditën e 6-të.

Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët më parë. Fiks në orën shtatë para objektit të Komunës në Zveçan, protestuesit kanë nisur të nënshkruhen duke e arsyetuar veprimin se “nuk po lejohen të hyjnë në objektin e komunës”.

Vijojnë protestat në veri, ndërkombëtarët rrisin

Tensionet duket se janë ulur, por janë zëvendësuar me fyerje e provokime. Deri tani nuk raportohet për incidente.

Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR janë pozicionuar në Zveçan. Aleanca ushtarake e NATO-s ka rritur praninë në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas tensioneve që ka shkaktuar hyrja e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat e komunave: Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.

Kosova është vënë nën presion diplomatik për të ulur tensionet. Ditën e djeshme Bashkimi Evropian iu bashkua thirrjeve të Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në veri.

Janë tri kërkesa që BE-ja nxori për Kosovën:

1-      Zgjedhje të reja tani;

2-      Të sigurohet pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në to;

3-      Të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pajtohet për zgjedhje të reja në komunat veriore, pas bisedës me zyrtarin amerikan. Ai shtoi se për depërshkallëzimin e situatës, duhet që t’i jepet fund dhunës nga bandat e mbështetura nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja.

Vijojnë protestat në veri, ndërkombëtarët rrisin
Foto nga takimi Osmani-Vuçiç në Moldavi

Kërkesat e Borrellit erdhën pas takimit të Osmanit me presidentin e Francës, Emanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ku i pranishëm në këtë takim ishte edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç. Ishte presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili tha fillimisht se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron, i cili shtoi se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgjedhje.

Po ashtu Osmani konfirmoi takimin me Vuçiçin. Osmani tha se gjatë takimit ishin të pranishëm edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Presidentja theksoi se edhe njëherë u dëshmua se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe.

Në fund të takimit me Macron dhe Scholz, ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta, ku edhe njëherë u dëshmua se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë”, u shpreh ajo.

Dje, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se serbët e Kosovës në vazhdimësi janë nën trysni dhe kërcënime që të kryejnë veprime jashtë vullnetit të tyre.

Ministrit Sveçla, ka shkruar në Facebook se pas kushtëzimeve për të marrë pjesë në protesta e organizime të drejtuara nga Lista Serbe, protestuesit sot po detyrohen të nënshkruajnë në lista pjesëmarrjen e tyre në protestë.

Ndërkaq Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç shkëmbyen akuza për tensionet në veri të Kosovës, përpara se të takoheshin në praninë e disa udhëheqësve evropianë në Kishinjev të Moldavisë.

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

protesta në veri të kosovës

Lini një Përgjigje