TAGS-AT E JAVËS

Kosova 2 Qershor 2023, 09:37

“Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, serbët grumbullohen para komunës së Zveçanit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”,

Dita e sotme  i ka gjetur qytetarët serbë të Zveçanit në protestë. Disa protestues teksa janë kundër zgjedhjes së kryetarit të komunës, një shqiptar, shkruanin në pankartat e tyre thirrje: “Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”, apo “Duam paqe, jo gaz lotsjellës e shok-bomba”.

Numri i pjesëmarrësve ka qenë më i ulët dje, krahasuar me ditët më parë. Fiks në orën shtatë para objektit të Komunës në Zveçan, protestuesit kanë nisur të nënshkruhen duke e arsyetuar veprimin se “nuk po lejohen të hyjnë në objektin e komunës”.

Deri tani nuk raportohet për incidente.

Pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR janë pozicionuar në Zveçan. Aleanca ushtarake e NATO-s ka shtuar forcat.

“Nuk do të na dëboni nga shtëpitë tona”,

Situata në veri të Kosovës u tensionua më 26 maj, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe të hyjnë në zyrat komunale, përkundër rezistencës së banorëve lokalë.

 

 

 

 

tensionet ne veri te kosoves

Lini një Përgjigje