
Dërguari Special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, James O’Brien, ka lëshuar një tjetër mesazh të fortë sa i takon raporteve Kosovë-Serbi.
Teksa ka mbështetur takimet e Lajçak, ai ka kërkuar përgjegjësi ligjore për individët e përfshirë në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.
O’Brien thekson gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe vlerëson vizitat që shefi i diplomacisë së BE-së, Miroslav Lajçak, po bën në rajon. Po ashtu ka kërkuar kujdes me lëvizjen e Kosovës për të hequr dinarin serb.
“Duhet të zhvillohen zgjedhjet lokale të reja në veri të Kosovës pa vonesa, ndërsa duhet të ketë koordinim të mjaftueshëm para implementimit të rregulloreve të reja monetare. Shteti i Serbisë duhet tu kërkojë llogari individëve të përfshirë në sulmin e Banjskës”, shkroi O’Brien në rrjetin social “X”.
Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL së fundmi ka lëshuar një flet-arrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç.
Lini një Përgjigje