TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Janar 2024, 17:55

Lajmi i mirë për qytetarët e Kosovës, Izraeli heq vizat

Shkruar nga Pamfleti

Lajmi i mirë për qytetarët e Kosovës, Izraeli heq vizat

Izraeli ka vendosur të heqë vizat për qytetarët e Kosovës. 

Lajmi u konfirmua gjatë një takimi që Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani zhvilloi me ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv.

Në këtë drejtim, të dy ministritë përkatëse do të nisin me proçedurat e nënshkrimit të marrëveshjes dhe qytetarët do të njoftohen sapo vendimi të hyjë në fuqi.

Përmes kësaj marrëveshje, qytetarëve të Kosovës do t’u mundësohet udhëtimi pa viza në Izrael për qëllime turistike.

Presidentja Osmani e falënderoi ambasadoren Ziv për këtë vendim, si zhvillim pozitiv i cili do t’i hapë rrugë bashkëpunimit më të thelluar mes dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për marrëveshjet ndërshtetërore në fusha të ndryshme të cilat pritet të nënshkruhen së shpejti.

Ndërsa me rastin e përvjetorit të Ditës së Kujtimit të viktimave të Holokaustit, Presidentja Osmani përsëriti se Kosova kujton miliona njerëz të pafajshëm të humbur në një nga kapitujt më të errët të historisë së njerëzimit, dhe se kjo ditë shërben si rikujtim për pasojat shkatërruese që rrjedhin nga urrejtja dhe paragjykimi.

Ambasadorja Ziv e informoi për situatën e sigurisë në Izrael, ndërsa Presidentja Osmani e informoi ambasadoren për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

Izraeli e ka njohur pavarësinë e Kosovës tri vite më parë.

Ndërsa që prej 1 janarit shtetasit e Kosovës me pasaporta biometrike mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e zonës Schengen, pas hyrjes në fuqi të vendimit për liberalizimin e vizave.

izrael kosove viza

Lini një Përgjigje