Vuçiç shpreson sipas analistit që të ketë një rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Analisti Ylli Hoxha teksa po fliste për zhvillimet e fundit në rajon, kryesisht në marrëdhëniet me Kosovës dhe Serbisë, tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç po e shtyn qëllimisht procesin e dialogut për shkak se pret një situatë më të favorshme për të.
Vuçiç shpreson sipas analistit që të ketë një rikthim të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Gjithashtu Hoxha shtoi se kryeministri Kurti, pavarësisht kostos së lartë politike, ka pranuar të themelojë Asociacionin, por po pret hedhjen e firmës për njohje nga pala serbe.
“Është qëllimi i zoti Vuçiç që të shtyjë agjendën e vetë, ai shpalli zgjedhje pa pasur fare nevojë dhe nuk po krijon qeveri pa pasur nevojë. Ai po krijon kriza të reja dhe këtë po e bën që të pres zgjedhjet në Parlamentin Europian në qershor dhe po pret nomiklaturën e re në SHBA që shpreson të jetë zoti Trump. Zotit Kurti po i kërkohet gjatë kësaj situate që të jetë i dëgjueshëm dhe të zbatojë pjesën e tij të punës pa asnjë kompensim. Të zbatojë Asociacionin. Asociacioni është një pikë e rëndë për Kosovën dhe atij i kërkohet ta zbatojë përkundër faktit se Serbia nuk i njeh pikat e tjera të marrëveshjes. Zoti Kurti nuk do ta bëjë këtë pasi do të ketë kosto të lartë politike për të, por dhe kosto të lartë për Kosovën. Ai ka thënë se e ka pranuar marrëveshjen dhe do t’i zbatojë të gjitha pikat kur Vuçiç të nënshkruaj. Këtu është problem i madh Bashkimi Evropian, i cili nuk po i thotë “të bardhës të bardhë dhe të zezës së zezë”, tha ai.
Lini një Përgjigje