
Eksperti Bedri Elezi ka analizuar katër dëshmitë e dhëna mbi vrasjen e Liridona Ademajt, mbi të gjitha atë të bashkëshortit të saj Naim Murseli.
Elezi e ka cilësuar këtë një rast kompleks.
Sipas tij dëshmia e Murselit ku ai justifikohet se Liridona e tradhëtonte, mund të jetë e sajuar në mënyrë që të shmanget zbardhja e të vërtetës.
“Duket e sajuar dhe nuk është bindëse se vërtetë kemi të bëjmë me një deklaratë e cila do të konsiderohet e vlefshme për faktin se në deklaratën që ka dhënë Naimi kishte tentuar që t’i shmanget veprës penale për vrasje dhe kjo deklaratë e tij besoj se është në kuadër për të fshehur të vërtetën e ngjarjes. Nuk ma do mendja që personi i cili do të dëshironte vrasjen e bashkëshortes për tradhëti të sigurohej të ishte prezent në kryerjen e kësaj veprës, do të kishte pasur ndoshta mundësi të tjera për të kryer një vepër të tillë, por jo që të ishte prezent”, ka thënë eksperti Elezi.
Sipas tij çdo gjë ka qenë e organizuar në mënyrë të atillë që Murseli të kishte mundësi të justifikohej.
“Unë mendoj se ai ka dashur të qëndrojë prezent dhe të justifikojë organizimin apo pjesëmarrjen në vrasje për të bindur personat të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë rast”, tha Elezi në një intervistë në Report Tv.
Lini një Përgjigje