TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Korrik 2023, 12:12

Prokuroria e Kosovës mësyn në banesat e dy zyrtarëve, sekuestrohen shuma të mëdha parash

Shkruar nga Pamfleti
Prokuroria e Kosovës mësyn në banesat e dy zyrtarëve,
Faruk Mujka

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se është bastisur prona e Faruk Mujkës, kryeshef ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidro-ekonomike “Ibër-Lepenci”, dhe një zyrtari tjetër.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot është lëshuar Urdhëresa për bastisje nga Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve me inicialet F.M. dhe H.M.

Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, ka kryer bastisje në këto dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve. Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu janë bastisur pronat e Hysen Muzilukaj, këshilltar i ministrit të Bujqësisë. Muzilukaj në kohën kur dyshohet për korrupsion ka qenë drejtor në Kadastër dhe Gjeodezi në Mitrovicë.

Lini një Përgjigje