
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Kosovës është shoqëruar sërish me tensione. Deputetët e VV-së janë përplasur me ata të PDK-së. Fillimisht ka pasur konfrontim fizik mes deputetit të VV-së, Sali Zyba, dhe atij të PDK-së, Rashit Qalaj. Më vonë përplasje pati edhe mes Hajdar Beqës së PDK-së dhe një tjetër deputeti të VV-së.
Tensionet rinisën pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës kërkuan sqarime se përse, kryeparlamentari Glauk Konjufca paralajmëroi mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme me kërkesë të deputetëve të VV-së.
Deputetët e PDK-së më pas bllokuan foltoren dhe kjo gjë ka detyruar kryetarin e kuvendit, Glauk Konjufca, që të thërrasë sigurimin. Por më pas ky i fundit së bashku me kryeministrin kuti janë goditur me shishe uji.
Akutalisht Deputetët e PDK-së kanë në duar disa pankarta dhe po mbajnë të bllokuar foltoren e parlamentit. Ndërkohë që seanca nuk është ndërprerë ende dhe po pritet për qetësimin e situatës.
Ndërkohë që tensione pati dhe më herët ditën e sotme, gjatë kohës që po mbante fjalim kryeministri Albin Kurti, i cili po pengohej nga deputetët e opozitës që e akuzonin se po gënjen.
Më pas, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi është afruar te foltorja duke e larguar pankartën “Zdravo” të vendosur nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës. Kaq ka mjaftuar për të shkaktuar një situatë kaotike në Kuvend./Pamfleti
Lini një Përgjigje