TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 15:26

Skenat në Kuvendin e Kosovës, reagon ambasadori i SHBA: Dhuna nuk është zgjidhje, mosmarrëveshjet zgjidhini me dialog

Shkruar nga Pamfleti

Skenat në Kuvendin e Kosovës, reagon ambasadori i SHBA: Dhuna nuk

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka reaguar pas dhunës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës.

Hovenier ka shkruar se është për të ardhur keq të shohësh atë që ka ndodhur sot.

Ai ka shtuar se përdorimi i dhunës nuk është mjet për të shprehur mospajtimet.

Është për të ardhur keq të shoh se çfarë ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mospajtimet.

Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, ka shkruar Hovenier.

Lini një Përgjigje