TAGS-AT E JAVËS

Kosova13 Korrik 2023, 16:50

Sherri në Kuvend, Konjufca: Ditë e rëndë për Kosovën, uroj që episode të tilla të mos përsëriten

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Kuvend, Konjufca: Ditë e rëndë për

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se episodi i dhunës në sallën e parlamentit, shënoi një ditë të rëndë për Kosovën.

Ai ka kërkuar nga të zgjedhurit e popullit dhe kabineti qeveritar të ruajnë qetësinë dhe të hapin një kapitull të ri, pas incidentit të sotëm. Konjufca tha se kryeministri Albin Kurti ka hequr dorë nga fjala e tij në seancë me qëllim të uljes së tensioneve në Kuvend. Ai shtoi se sjellje të tilla si të sotmet në Kuvend nuk dëshiron të përsëriten.

“Episodi i dhunës së sotme në sallën e kuvendit shënjoi një ditë të rëndë për Kosovë. Uroj që kjo situatë të kapërcehet dhe raste të tilla të mos përsëriten më”, tha Konjufca ndër të tjera. 

Sherri në Kuvend nisi gjatë kohës kur po fliste kryeministri Albin Kurti. Ishte deputetja e PDK-së Ganimete Musliu që i ka vendosur Kurtit në foltore një fotografi në të cilën ai shihet me hundë të gjatë si “Pinoku”, e cila më pas është larguar dhe shqyer nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Pas kësaj deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është afruar ta lagë me ujë kryeministrin Kurti. Ministri Hekuran Murati është ngritur për të mbrojtur atë me një dosje, e Lushtaku është kthyer që ta lagë edhe Besnik Bislimin. Pastaj aty janë afruar disa prej ministrave, deputetët e pushtetit e të PDK-së të cilët janë përfshirë në sherr.

konjufca sherri kuvend

Lini një Përgjigje