TAGS-AT E JAVËS

Kosova14 Korrik 2023, 10:08

Dhunë në Kuvendin e Kosovës, ironizon aktorja-deputete: Raundi i dytë

Shkruar nga Pamfleti

Dhunë në Kuvendin e Kosovës, ironizon aktorja-deputete: Raundi i

Seanca e djeshme parlamentare në Kosovë është në qendër të vëmendjes edhe në vendin tonë, për shkak të dhunës së pashembullt që përfshiu parlamentarët.

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u kërkua nga 41 deputetët. Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale.

Pas votimit, gjatë fjalimit të kryeministrit Kurti, pati grushta mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.

Vëmendje në rrjet ka marrë edhe reagimi i deputetes së Vetëvendosjes, aktores Adriana Matoshi, e cila ka ironizuar situatën duke e trajtuar sallën e parlamentit si një ring boksi.

Madje, ajo shihet me një pankartë në dorë, ku shkruan “RAUNDI I DYTË”, duke ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita gjatë ditës së djeshme.

Dhunë në Kuvendin e Kosovës, ironizon aktorja-deputete: Raundi i

adriana matoshi raundi i dyte

Lini një Përgjigje