TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 17:34

Procesi zgjedhor drejt fundit, Albin Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe votoni!

Shkruar nga Pamfleti

Procesi zgjedhor drejt fundit, Albin Kurti mesazh qytetarëve: Dilni dhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, teksa procesi zgjedhor po shkon drejt përfundimit.

Ka mbetur edhe 1 orë e gjysmë nga mbyllja e procesit të votimit, ndërsa numërimi i votave për partitë politike do të nisë menjëherë pas mbylljes së vendvotimeve.

Rezultatet e para pritet të publikohen para orës 20:00, ndërsa numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Kurti shprehet se kanë mbetur më pak se dy orë nga mbyllja e vendvotimeve, duke theksuar se pjesëmarrja sa më e madhe në zgjedhje rrit legjitimitetin e institucioneve të ardhshme.

Kurti bën thirrje që qytetarët të dalin masivisht të votojnë pasi në këtë mënyrë bëhen pjesë e demokracisë dhe vendimmarrës.

“Sa më e gjerë të tjerë pjesëmarrja në zgjedhje aq më i madh legjitimiteti i institucioneve të ardhshme të vendit.

Sot është dita kur secili prej nesh mund të jemi përcaktues për katër vitet e ardhshme”, shprehet ndër të tjera Kurti.

3 Komente

  1. V
    VASFI BALLIU

    PO HUMBI ALBIN KURTI KA HUMBUR KOMBI DIHET QE ALBIN KURTI E FUTI NE SHINA KOSOVEN PARTIT TJERA JAN ME SERBIN ME NJE FJAL TRADHETARET E KOSOVES

    1. P
      Petrit kashariqi

      Mbi 65 për qind

      1. Y
        Yllka Pruthi.

        JO MORE KA ME FITU ALBINI EDHE FORT SE KREJT KEMI DAL DJE ME VOTU PER ALBININ DHE VJOSA OSMANIN. PUNET QE I KA FILLU DUHET ME I FINALIZU .

        Lini një Përgjigje