TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 15:52

Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat ndërkombëtare: Shansi për të dalë nga kriza!

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat
Titujt në mediat ndërkombëtare për zgjedhjet në Kosovë

Procesi zgjedhor në Kosovë ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ku të gjitha janë pothuajse në një linjë dhe e shohin si shpresë për zgjidhje.

Zgjedhjet parlamentare që po mbahen sot në Kosovë, po ndiqen gjerësisht nga ndërkombëtare si mundësi për të zgjidhur ngërçin.

Procesi zgjedhor ka marrë vëmendjen e mediave, ku të gjitha janë pothuajse në një linjë dhe e shohin si shpresë për të thyer bllokimin që ka kapluar politikën në Kosovë.

Prestigjiozja britanike "The Guardian" shkruan se Kosova sot voton për t’i dhënë fund krizës politike.

Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat

“Nuk janë publikuar sondazhe të besueshme parazgjedhore. Partia e Kurtit në zgjedhjet e mëparshme fitoi rreth 42% të votave, ndërsa dy partitë kryesore rivale kishin së bashku rreth 40%. Analistët thonë se edhe ndryshimet më të vogla në shifra të dielën mund të jenë vendimtare për shpërndarjen e ardhshme të pushtetit, por asgjë nuk është e sigurt”, shkruan media britanike.

"Reuters" ka publikuar artikullin me titullin: Kosova voton për të dalë nga ngërçi njëvjeçar; Kurti synon shumicë për të shmangur koalicione”.

Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat

"Al Jazeera" shkruan: “Votim i dytë në 11 muaj; opozita kritikon Kurtin për marrëdhënie me Perëndimin dhe veriun serb”.

Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat

“Deutsche Welle” në rubrikën për Kosovën shkruan: “A do të zgjidhin zgjedhjet ngërçin politik?”.

Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat

"Politico" shkruan: "Kosova shkon në zgjedhje me shpresën për të zgjidhur bllokimin politik"

Zgjedhjet në Kosovë jehonë në mediat

zgjedhjet në kosovë mediat ndërkombëtare:

Lini një Përgjigje