
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e përditësuara për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ku deri në orën 15:00 raportohet se kanë votuar 573, 694 qytetarë, nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në Listën e Votuesve.
Sipas këtyre shifrave, pjesëmarrja në rang vendi është 28.60%, çka tregon një interes relativisht të ulët të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës deri në këtë fazë të procesit.
Ndërkohë, procesi i votimit po zhvillohet në pjesën më të madhe të vendit, me 2,484 vendvotime të përpunuara nga 2,557 gjithsej, ose 97.15 e tyre.
Procesi zgjedhor po monitorohet nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa pritet që orët e pasdites të sjellin rritje të numrit të votuesve në qendrat e votimit.

Lini një Përgjigje