TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 12:02

Zgjedhjet në Kosovë, Elezi: Beogradi po ndërhyn në proces, presion qytetarëve serbë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë, Elezi: Beogradi po ndërhyn në proces,
Presidenti Vuçiç

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me zgjedhjet e shkuara që u mbajtën vetëm 9 muaj më parë.

Bedri Elezi, Drejtor i Institutit për Siguri, në një lidhje online në “News24 Fundjavë”, ka komentuar nivelin e sigurisë në këto zgjedhje dhe mënyrës se si po zhvillohet procesi i votimit.

Ai ka denoncuar se ndaj qytetarëve serbë në komunat me shumicë serbe, po bëhet presion edhe nga Beogradi zyrtar, me anë të propagandë, presionit dhe shantazhit, në mënyrë që Lista Serbe të marrë më shumë vende në Parlament.

“Deri tani nuk raportohet të ketë probleme, përveç komunave me shumicë serbe, ku raportohet për presion kundrejt qytetarëve serbë, që përmes shantazhit dhe kërcënimeve kërkojnë votimin për këtë subjekt politik. Ka angazhim nga Beogradi zyrtar për preson ndaj qytetarëve serb, sidomos në “Telegram” ku shihet se mjete të ndryshme të propagandës janë të drejtuar kundrejt qytetarëve serbë. Ka angazhim të drejtë për drejtë nga Serbia që Lista Serbe të marrë vende në Kuvend.

Një numër i madh serbësh me shtetësi të dy-fishtë kanë ardhur në Kosovë për të votuar. Një numër i madh serbësh kanë vizituar familjarët në Kosovë duke u diktuar kë të votojnë. Ka edhe qytetarë të lidhur me Strukturat e Sigurisë serbe që i njoftojnë për pasojat nëse nuk do të votojnë për Listën Serbe”, tha Elezi.

zgjedhjet në kosovë elezi beogradi presion qytetareve

1 Komente

  1. T
    Tony Shpirtplasuri

    O qurrashe dhjeramane, tere fqinjet tane barbare kane perdorur parimin te therr naten e te qaj dite. Ju humbameno pse nuk e bete kete kur sapo mbaroi lufta dhe e kishi pastruar token nga ferrat. Pse si kujtoni sllavet e qelbur qe na moren tokat nga Danubi e poshte si na perzune e zhduken? Ah po, grindja e hakmarrja vella me vella ka qene kenaqesia me e madhe e ne trushpelareve. Ptu derra!

    Lini një Përgjigje