TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 11:44

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Sa ishte pjesëmarrja deri në orën 11:00

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon shifrat: Sa ishte pjesëmarrja
Zgjedhjet në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte rreth 7%.

Komuna me pjesëmarrjen më të lartë është Ranillugu, ku kanë votuar mbi 16% e qytetarëve, ndërsa më e ulëta regjistrohet në Leposaviq, vetëm 0.08%.

Në Prishtinë, deri më tani, votuan pak më shumë se 10% e qytetarëve.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve lista e votuesve në këto zgjedhje përmban rreth 2.076.290 votues të regjistruar.

Numri i qytetarëve me të drejtë vote në vendvotimet në Kosovë është 1.999.205 votues, ndërkaq, numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës është 77.085 votues.

 

 

zgjedhjet në kosovë kqz publikon shifrat

Lini një Përgjigje