TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 11:05

Kandidati i LDK-së për kryeministër, voton Lumir Abdixhiku: Le të fitojë populli i Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Kandidati i LDK-së për kryeministër, voton Lumir Abdixhiku: Le
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë.

Adbdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ai u shpreh se shpreson që procesi të shkojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite. Shpresojmë që procesi i votimit të shkojë mbarë e mirë, le të fitojë populli i Kosovës”, tha Abdixhiku.

 

Lini një Përgjigje