TAGS-AT E JAVËS

Kosova28 Dhjetor 2025, 10:55

Kurti voton në Prishtinë, apel qytetarëve: Pjesëmarrja të jetë masive

Shkruar nga Pamfleti
Kurti voton në Prishtinë, apel qytetarëve: Pjesëmarrja
Albin Kurti votoi në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.

“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive.”, tha Kurti para gazetarëve.

Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre.

“Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik për legjislaturën e 10-të të Kosovës. Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, andaj ftoj qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.", u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu shprehu shpresën që institucionet e reja të formohen sa më shpejt.

“Uroj dhe besoj që të punojmë që legjislatura e 10-të ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht të formojë qeverinë e re.", tha ai.

albin kurti votoi në prishtinë

Lini një Përgjigje